Twitter mbylli tremujorin e parë mbi pritjet e analistëve. Fitimi neto rritet në 191 milionë dollarë kundrejt 61 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat rriten me 18% në 787 milionë dollarë krahasuar me 665 milionë një vit më parë.

Numri i përdoruesve të përditshëm rritet me 6% në 134 milionë. Rezultatet pozitive shtyjnë titujt e Twitter në Wall Street, ku ato rriten me 8.72% në negociatat që paraprijnë hapjen e tregut.

Një hap me të cilin platforma tregon veten më të fortë se akuzat e Donald Trump.

Presidenti kthehet për ta sulmuar, duke thënë se “Twitter nuk e trajton mirë” dhe është protagonist i “lojërave politike” në të cilat Kongresi duhet të ndërhyjë, sepse “nevojiten shoqëri më të drejtë për të përhapur fjalën”.


Flash Lajme