Shaymaa Ismaa’eel mori pjesë në një konferencë të Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut në Uashington DC, të dielën. Ndërsa po shkonte në konferencë, ajo pa një grup protestuesish që mbanin pankarta kundër besimit mysliman dhe Profetit Muhamed.

Kështu që ajo i kërkoi mikut të saj t’i bënte një foto, ndërsa buzëqeshte dhe bënte squat para tyre.

“Me të vërtetë dua të luftoj urrejtjen e tyre me mirësi, me ndershmëri. Dua që ata ta shohin fytyrën time dhe thjesht duke ecur nuk ishte e mjaftueshme.”,– tha Shaymaa për CNN, informon dardania.com

24-vjeçarja punon si terapiste për fëmijë me autizëm.

Pasi shkrepi pozën, ajo e postoi në Instagram së bashku me një citat nga Profeti Muhamed. “Mirësia është shenjë e besimit. Ata që nuk janë të mirë, nuk kanë besim.”,- thuhej në foton e hedhur nga Shaymaa.//dardania.com


Flash Lajme