E keni ëndërruar ndonjëherë që në  kinema të kishit një shtrat, e të shtriheshit teksa shikonit filmin? Edhe ne po. Tani nuk është vetëm një ëndërr, pasi një kinema në Zvicër ka zëvendësuar karriget ulëse me shtretër dopio.

Kinemaja me shtretër e ka emrin Pathe, dhe ndodhet në veriperëndim të Spreitenbasch, pranë kufirit zvicerano-gjerman.

Kinemaja unike ka 11 shtretër, me nga dy jastëkë dhe dy batanije. Gjithashtu ke dhe një tavolinë afër për ta bërë  atmosferën si në shtëpi. Jo vetëm një sallë, por ka disa të tilla./dardania.com


Flash Lajme