Alin Gragossian, u trondit kur hapi letrën nga familja e gruas, zemra e së cilës i kishte shpëtuar jetën disa muaj më parë.

“Kam marrë një telefonatë nga spitali duke thënë se familja e donatorëve të mi më kishte dërguar një letër.

Infermierja e skanoi dhe e dërgoi tek unë menjëherë, por unë u thashë të mos e bënin. Nuk isha gati ta lexoja. Pak ditë më vonë, letra mbërriti.”,- thotë Alin. Alin tha se nuk i pushonin lotët, ndërsa lexonte për një grua “të gjallë”, vdekja e së cilës kishte shpëtuar jetën e saj.

“Patjetër që e dija se donatorja ime ishte një qenie njerëzore, por të lexoja për të si person ishte befasuese. Çdo rresht që lexova për të me rrëqethte mishin. Ne kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta. Ishim vetëm dy gra të reja që vinin në njësi të ndryshme të kujdesit intensiv, duke pritur të shihnim se kush do të vdiste e para.”,– thotë Alin, informon dardania.com

Alini nga Filadelfia është një mjeke praktikante dhe është e specializuar në kujdesin intensiv.

“Para kësaj, unë do të thërrisja organizatën që merret me donacionet, pasi një pacient vdes si pjesë e punës sime. Tani e kuptoj fuqinë që telefonata mund ta ketë.”,- tha Alin.

Alin i kishte shkruar familjes së donatores, por nuk kishte si të kuptonte nëse e kishin lexuar apo jo letrën e saj.

Alin një muaj pas transplantim të zemrës:  “Kam pasur shumë gjëra të përbashkëta me ty. Ishte më shumë sesa thjesht lloji ynë i gjakut.“, shkruante ajo. “Ne ndoshta do të kishim qenë mikesha të mira, por në vend të kësaj, rrugët tona morën kahe të ndryshme. Ditën e fundit të jetës tende, në ditën e parë të jetës sime. Në ditën më të keqe të jetës tënde, në ditën më të mirë të jetës sime.”,- rrëfen Alin.

Alin thotë se, respekton dëshirat e familjes donatore për të mbetur anonime dhe ka qenë e kujdesshme që të mos zbulojë përmbajtjen e letrës. Megjithatë, ajo shpreson që familja e donatorëve ta shohë përgjigjen e saj dhe të kuptojë mirënjohjen që ajo ndien./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme