Presidenti amerikan  Donald Trump, të martën, u duk shumë i kënaqur kur mbërriti në Liqenin Charles, në Lousiana, ku dhe u përshëndet me guvernatorin, Billy Nungesser, i cili kishte veshur çorape me fytyrën dhe flokët e Trump.

Trump shtrëngoi duart me Nungesse dhe vuri në dukje çorapet e tij, si një aprovim për gjestin.

Çorapet, të prodhuara nga Gumball Poodle, mund t’i blini të gjithë në “Amazon”.

Trump udhëtoi për në Lousiana për të folur në lidhje me një fabrikë të eksportit të gazit natyror, dhe për të diskutuar mbi infrastrukturën energjetike të vendit./dardania.com


Flash Lajme