Gjatë një udhëtimi me autobus nga Barcelona në Bruksel, një grua lindi duke sjellë në jetë një vajzë.

Shoferi në timon Guillaume Moity arriti që të ndalonte autobusin në stacionin më të afërt ndërsa u lajmëruan shërbimet e emergjencës.

Pasi lindi fëmijën në autobus gruaja u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht nëna dhe foshnja Zenep ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas kompanisë kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj dhe i kanë bërë një dhuratë vogëlushes: do udhëtojë falas në FlixBus deri në moshë 18 vjeçare./e.k-Dritare.net


Flash Lajme