Shkencëtarët janë dhënë dritën jeshile se kanceri mund të shërohet.

Kështu, pas një studimi në Britani të Madhe, shkencëtarët kanë thënë se është zbuluar që kanceri mund të arrijë të kurohet brenda një dekade.

Shkëncëtarët kanë thënë se, një lloj droge e re do të mund të mbajë nën kontroll tumorin dhe të parandalojnë atë që të jetë fatale.

Profesor Paul Workman, nga Instituti i Kërkimeve në Londër, tha se puna që ata po kryejnë do të bëj që kanceri të kthehet në një sëmundje që do të “bindet” ndaj kësaj droge të re.

Kanceri tanimë do të trajtohet si një sëmundje afatgjate, siç është HIV dhe asma, dhe kjo lloj e drogës do të përdoret në shërimin e tij.

Pacientët do të marrin një kombinimin të disa lloj ilaçeve për të parandaluar që sëmundja të sjellë si pasojë vdekjen, thonë shkencëtarët.

Por, pacientët së bashku me kurën, do të kryejnë edhe disa seanca radioterapeutike, kimio dhe ndërhyrje kirurgjikale nëse është e nevojshme dhe qëllimi është që sëmundja të mbahet nën kontroll.

Shkencëtarët kanë thënë se kjo drogë, që do të ofrohet si medikamendt, do të jëtë në dispozicion brenda 10 viteve./dardania.com


Flash Lajme