Prindërit e një vajze të vogël, vetëm 21-muajshe kanë bërë një gjest të rrallë në momentin që vajza e tyre kishte një tumor në kokë dhe nuk do të zgjohej kurrë.

Ata vendosën që të dhuronin veshkat, mushkëritë dhe zemrën e vogëlushes për të shpëtuar jetën e tre personave që kishin nevojë për to.

Në nderim të këtij gjesti prekës, i gjithë stafi ka dalë për të përshëndetur vogëlushen Coralynn Sobolik dhe për të mbështetur prindërit Paul dhe Meaghan,

Në videon e publikuar në internet dëgjohet mamaja e vogëlushe që thotë ‘Do të dua përgjithmonë , ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Shko tani dhe shpëto ata njerëz. Të dua shumë’./e.k-Dritare.net


Flash Lajme