Facebook ka publikuar raportin e fundit, i cili detajon sa postime dhe llogari ka kontrolluar që nga mesi i tetorit 2018 deri në marsi të vitit 2019.

Sipas këtij raporti, rreth 3 miliardë llogari në facebook janë mbyllur brenda kësaj periudhe, për shkak e ishin profile fallco që bënin propaganda të ndryshme.

Kjo është një shifër rekord e Facebook, pasi kurrë më parë nuk ka mbyllur kaq shumë llogari në një kohë kaq të shkurtër.

Githashtu, facebook, raporton se më shumë se shtatë milionë postime me përmbajtje urrejtjeje u hoqën, duke arritur edhe me këtë një rekord të lartë.

Facebook tha se rritja e numrit të llogarive të fshira ishte për shkak se “aktorët e këqinj” po përdorin metoda të automatizuara për ti rritur si faqe dhe për të ushtruar aktivitet të të dyshimta./dardania.com


Flash Lajme