Media prestigjioze, CNN, i ka kushtuar një artikull Amsterdamit, kryeqytetit të Holandës.

CNN, shkruan se ky qytet po përpiqet të largojë milionat e turistëve të cilët zgjedhin këtë vend për të kaluar pushimet e tyre, pasi vendasit ndihen të irrituar.

“I famshëm për tolerancën e tij, për shtëpitë e ngushta dhe kanalet e gjera, Amsterdami po tenton të ndryshojë rrënjësisht qëndrim kundrejt miliona turistëve që shkojnë për ta vizituar çdo vit.

Toleranca, me sa duket, ka arritur kufijtë maksimal në kryeqytetin holandez, i cili tani është duke i nxitur në mënyrë aktive vizitorët të shkojnë në vende të tjera, pasi vendasit ndihen të irrituar me turistët.”-shkruan CNN.

Më tej CNN, shkruan se Amsterdamit do të ndalojë promovimin e tij, pasi miliona të turistëve pritet që të dynden në vitet e ardhshme.

“Ndërkohë që qyteti i njeh aspektet pozitive të turizmit, që kontribuon në ekonominë holandeze me rreth 82 miliard euro në vit, mbeten një shqetësim i madh vizitorët që janë duke shkatërruar shpirtin e këtij qyteti të gjallë kozmopolit.

Amsterdami pritet të presë, nga 18 milionë turistë në vitin 2018, 42 milionë turistë në vitin 2030, një numër ky rreth 50 herë më i madh se popullsia vendase. Ndaj, Amsterdami ka vendosur të ndalojë promovimin e tij si një qytet turistik, dhe në vend të kësaj po ndërton një program për menaxhimin e turistëve.

Zgjidhjet e listuara në këtë program përfshijnë kufizimin ose mbylljen e plotë të shërbimeve argëtuese dhe të akomodimit, si dhe shpërndarjen e vizitorëve në pjesë të tjera të Holandës. Disa nga këto masa tashmë kanë nisur të ndërmerren.

Vitin e kaluar, shkrimi i famshëm “I Amsterdam” u hoq nga Rijksmuseum, galeria kryesore e artit të qytetit, me kërkesë të qytetit të Amsterdamit, pasi ishte duke tërhequr shumë turistë në një hapësirë shumë të kufizuar.

Janë marrë masa edhe për të dekurajuar turistët për të vizituar ‘Zonat e Kuqe’ të qytetit. Më parë këtë vit, pushteti vendor njoftoi se nuk do të lejojë turistët të vizitojnë ‘Zonën e Kuqe’, duke përmendur shqetësimet se punëtoret e seksit po trajtohen si një atraksion turistik.

Qyteti i Amsterdmit dhe Holanda vet njihen për kulturën e tyre liberale, me legalizimin e prostitucionit që në vitin 2000, më tej dhe me legalizimin e kanabisit. Por duket se këto janë shndërruar në aspekte negative të jetës në qytet, për shkak se tërheqin miliona turistë çdo vit, të cilët po ndërhyjnë negativisht në përditshmërinë e banorëve vendas.

Por a do të arrijnë këto masa të frenojnë turizmin masiv për ta shpëtuar qytetin nga rrënimi i suksesit të vet? Arrin një pikë e caktuar, kur masa e turistëve që vetëm rritet, fillon dhe e vret arsyes për të cilën e vizituan qytetin në radhë të parë.”-shkruan CNN./dardania.com


Flash Lajme