Një grua në SHBA është tronditur kur ka zbuluar se qeni i saj i madh danez të cilin ajo e adoptoi kishte 70 dhëmbë në total.

Aurora Rutledge, 31 vjeç, e mori qenin e saj 1 vjeçar Loki në mars të këtij viti dhe e çoi tek vetirneri për një vizitë rutinë dhe aty ka zbuluar anomalinë e qenit të saj.

Veterinerja kuptoi se qeni kishte 28 dhëmbë më shumë se një kafshë normale dhe e vendosi atë në sallën e operacionit ku edhe hoqi dhëmbët e tepërt.

Pas heqjes së dhëmbëve të tepërt me një operacion i cili shkoi 770 $, Loki është duke u rikuperuar në shtëpi në Tulsa, Oklahoma, dhe është në një dietë të lehtë ushqimore e cila e ndihmon në shërimin e gojës së tij.

Pronarja e tij tregoi se qeni ishte shumë aktiv dhe nuk ishte e mundur të dalloje dhëmbët e tepërta që ai kishte.


Flash Lajme