Ish-futbollisti i Real Madridit, Thomas Gravesen është fiksuar pas lojës së pokerit dhe ka humbur rreth 61 milion euro.

43-vjeçari danez, ka veshur fanellën e madrilenëve në sezonin 2005-2006, duke zhvilluar 34 takime, por tashmë që ka lënë futbollin i është futur kumarit.

Gravesen në 6 muajt të vitit  jeton në Los Anxhelos, teksa ka arritur një pasuri prej 113 milionë euro nga kjo lojë.

Sportivja “Marca” përpos shumës së fituar ka zbuluar edhe shumë më të madhe që 43-vjeçari ka humbur, bëhet fjalë për 61 milionë euro të humbura në një lojë të vetme. /e.k-Dritare.net


Flash Lajme