Lajme

Colors: Purple Color

Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Koordinatori i Agjencisë turke ,,TIKA,, Enver Resulogullari me bashkëpunëtorë. Ata u pritën nga kryetari i Komunës Loro Nrekiqi, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni, nënkryetarët dhe sekretarët.Kordinatori Enver Resulogullari duke  falenderuar ne pritje tha se  dokumentacioni  i  hamamit dhe  Xhamisë  së Namazhgjasë në qytetin tonë kanë përfunduar dhe se  realizimi i tyre  është përfshirë në planet e Agjencisë për vitin 2019-2020.Krahas këtyre  projekteve TIKA si deri më tani , do të përkrahë dhe  projekte të tjerë në komunën  e Ulqinit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe sekretari i Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Ulqinit, Dr. Agron Ibrahimi, do të marrë pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë.

Ai në kryeqytetin e Shqipërisë do të qëndrojë të premten, me 1 mars, me ftesë të ministres shqiptare për financa dhe ekonomi Anila Denaj në panelin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik – Atdheu dhe diaspora”.

Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE (CFCU) pranë Ministrisë së Financave në Malin e Zi, publikoj sot Thirrjen e dytë për projekt-propozimve në kuadër të programit të baskëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020.Shuma indikative e vënë në dispozicion për këtë thirrje është 2,890,000.00 euro.Thirrja është e hapur për prioritetet tematike (PT) që vijojnë:

  • PT 2 – Mbrojtja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve;
  • PT 3 – Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përgjatë kufirit;.

Flash Lajme