Lajme

Colors: Purple Color

Të mërkurën do të mbërrijnë mysafirët e parë në objektet e “Karismes” në Plazhin e Madh, që do të shënojë fillimin e sezonit në këtë grupim ndërkombëtarë hotelerik.

Për këtë sezon në kompleksin “Holiday Village Montenegro” u plotësua oferta, sepse në funksion do të jetë objekti i ri, atraktiv, me 400 shtretër, në 100 dhoma dupleks.

Koncerti i pestë, përfundimtar, i edicionit të tretë “VIVO” do të mbahet të shtunën, me 4 maj, njoftuan organizatorët.

Në këtë koncert publikut do ti prezantohet kvarteti: në violinë Marko Simoviq dhe Adrian Peroviq, në violë Urosh Lapçeviq dhe në violonçel Dmitry Prokofiev.

Prokurori Themelor Shtetëror në Ulqin Faruk Resulbegoviq të mërkurën mbajti seancën dëgjimore me Sabahudin Beqiragiqin nga Rozhaja dhe solli vendimin për 72 orë heqje lirie, mëson Portali Ul-info.

Këtij personi i ngarkohet vepra penale “uzurpimi i tokës së Komunës dhe ndërtimi pa lajmëruar punimet”.

Flash Lajme