Lajme

Colors: Purple Color

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai thotë se është përshëndetur edhe me të gjatë shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet pas Samitit të Berlinit.

Një shtetas i Austrisë është gjetur i vde*kur në një nga hotelet e kryeqytetit. Rasti po cilësohet si vde*kje e dyshimtë. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në një prej hoteleve në rrugën Prishtinë-Shkup, dhe se njësitet policiore janë duke u marrë me rastin.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka folur për marrëveshjen e Kumanovës, hyrjen e trupave ruse në tunelin e Goleshit afër Aeroportit, demilitarizimin e UÇK-së, transformimin e saj në TMK dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka treguar se ishte një ditë në vrapim në Obiliq në gjysmë-maratonë dhe disa fëmijë deri sa po vraponin sipas tij kanë kënduar këngën ”Xhamadani vija-vija kërrk taksa e kërrka ushtria”, shkruan Reporteri.net

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka deklaruar se beson që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dëshirojnë të zgjidhin marrëdhëniet mes vendeve të tyre dhe e dinë se marrëveshja tek e cila vijnë ndoshta mund të mos jetë popullore në afat të shkurtër.

Flash Lajme