Shembet godina numër 15 në Qytetin Studenti
Shembet në Qytetin Studenti godina numër 15, e cila banohej nga familjarë prej shumë vitesh dhe jo studentë, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit e nxori të pabanueshme si pasojë e dëmeve të shumta.
Shembet në Qytetin Studenti godina numër 15, e cila banohej nga familjarë prej shumë vitesh dhe jo studentë, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit e nxori të pabanueshme si pasojë e dëmeve të shumta.
Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 shkaktoi dëme të shumta në banesa në vend sidomos në qytetin e Durrësit, por jo vetëm.
Ndërsa vijon prej ditësh procesi i shembjes së ndërtesave të cilësuara si të rrezikshme për të banuara, këshilli bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për të gjitha ato familje që u prekën nga kjo fatkeqësi.
E mbaj mend shumë mirë se u bë zhurmë e madhe që ato dy pallatet e Thumanës të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989 duhet të dorzoheshin nga ndërrmarja jonë, pasi nga Komiteti i Partisë së rrethit Krujë, ishte dhënë urdhëri i prerë “për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mbaruara dhe njerëzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja”.
Nga Floida Kërpaçi
Sot është dita e Rinisë, por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e Rinisë!!
8 Dhjetori 2019 përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë. Të tillë e ka bërë kurajo, energjia dhe forca e ndryshimit të rinisë së viteve 90, të cilët mblodhën ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë, duke i kthyer në një forcë për ndryshim.
Me kalimin e fazës emergjente të tërmetit në këto dy javë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë bizneseve që të hapin vende pune.
Veliaj nënvizoi se akti më i madh patriotik që mund të bëjë çdo kush që ka mundësi është të punësojë djem dhe vajza që mund të kontribuojnë për shoqërinë.
Tirana po i rikthehet normalitetit duke harruar lëkundjet sizmike që shoqëruan gjithë javën.
Menjëherë pas miratimit të bonusit të qirasë nga Këshillit bashkiak për mbi 900 familje, është liruar edhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” e cila funksionoi përkohësisht si qendër emergjente për strehimin e të prekurve nga tërmeti.