Ndonëse presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e djeshme anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Burime bëjnë me dije se kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytete.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale, do të jetë në një takim elektoral në Baldushk.

Flash Lajme