Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Turan të Tepelenës.

Më konkretisht, mësohet se shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, 30-vjeçari është plagosur në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Flash Lajme