Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Vlorë, ku vëllai ka qëlluar me një vegël pune vëllain 60-vjeçar.

Ngjarja ndodhi ne fshatin Kërkovë, rreth orës 18.46.

Policia e Vlorës bën me dije se 60-vjeçari u qëllua nga vëllai për motive të dobëta dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme