Lapsusi ose e ndikuar nga diçka tjetër, Jean Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian ka bërë një pyetje gjatë konferencës për shtyp në Bruksel me kryeministrin Edi Rama se: ”Kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?”.

Kaq ka mjaftuar dhe në rrjete sociale kanë shpërthyer me meme.

Pjesë nga deklarata

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?
Rama: Qershor.
Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit.
(Gazetarët qeshin).
Juncker: Ah po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë. Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Flash Lajme