Megjithëse është betuar se do të vërë paqe me shtypin, Edi Rama nuk ka rrezistuar sot në Divjakë pa replikuar me ata që në emisionet politike të mbrëmjes, evokojnë rrezikun e një ’97 të dytë.

Duke iu referuar vitit të tmershëm kur Shqipëria u zhyt në një konflikt civil si pasojë e dy faktorëve, pushtetit arbitrar të Sali Berishës që asgjesoi zgjedhjet e 26 majit 1996, po aq sa dhe humbjes së parave të qytetarëve në skemat mashtruse piramidale Vefa, Sude, Xhaferri etj, kryeministri u tha myzeqarëve se sot nuk ekzistojnë kushtet që njerzit të ngrihen në rrugë. “Më thoni kush ka humbuar paratë te sudja që të çohet në protesta” tha ai në mitingun e së mërkurës.

Duke theksuar se zjarrin vendit ia ka vënë Berisha, që nuk do tia përmendë emrin, se problemi i sotëm është frika e katër njerzve nga reforma në drjtësi dhe se e gjithë kjo zhurmë bëhet në TV nga kazanët e mbaruar Rama iu dejtua socialistëve” “Shkoni votoni në 30 qershor se nuk do të ketë një ’97 të dytë.

Por pika ku manipulon Edi Rama, sepse është vështirë të besosh se ai e ka harruar historinë, pasi atë kohë ka qenë emigrant në Paris, gjendet në analizën e faktorëve që bën.

Shqiptarët dolën në rrigë dhe morën armët 22 vite më parë jo vetëm sepse u vodhën nga firmat piramidale, por edhe sepse demokracia në vend ishte mbytur. Atëhere PD, partia në pushtet vodhi në mënyrë barbare zgjedhjet e përgjithshme dhe e detyroi opozitën me fatos nanon në burg të tërhiqej prej tyre. Ajo organizoi disa muaj më pas edhe zgjedhjet lokale me një opozitë të drobitur dhe i fitoi ato në mënyrë të thellë.

Pra revolta e shqiptarëve qe po aq ekonomike sa edhe për lirinë dhe demokracinë e re që po shuehej ende pa lindur. Madje që atëhere, mbrojtja e kauzave demokratike u bë një nga flamurët e së majtës shqiptare.

Por sot në ditën e përvjetorit të lindjes së PS, Rama e ka fshirë nga historia kauzën e mbrojtjes së votës që u bë një nga kuajt e betejës së socialistëve. Ai e përshkruan ’97 thjeshtë si një revoltë të humbjes së parave. Dhe arsyet se përse e bën këtë kuptohen lehtë. Ato mund të gjenden dhe në kazanët shqiptarë edhe në kazanët ndërkombëtarë si Zëri i Amerikës dhe Bild.

Lapsi.al

Flash Lajme