Në kulmin e refuzimit që vendet e BE-së i bëjnë Shqipërisë për ta mbështetur në çeljen e negociatave, Franca ktheu në atdhe 50 shqiptarë, të cilëve i është refuzuar kërkesa për azil.

Mesditën e së mërkurës në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Nga Policia shqiptare dhe ajo franceze u morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë.

Çfarë bëjnë shqiptarët në Francë? Një kronikë e një medieve france, e publikuar në muajin prill, ka si protagonist një shqiptar. Erjoni arriti në Francë në fund të shkurtit me familjen e tij. Ai është një nga 114 personat e evakuuar, duke përfshirë 37 të mitur, nga kampi i emigrantëve të instaluar prej disa muajsh në ishullin Ramier. Një “lagje e varfër” ku ishin ngritur kasolle, 200 metra nga rruga Camille-Soula, u demontua që nga Stacioni e deri në Nakache. Karroca, biçikleta, frigoriferë dhe mobilje të improvizuara u dërguan në depo. “Në Shqipëri duhet të paguani për çdo gjë, madje edhe për të shkuar tek mjeku. Ndërsa këtu është më mirë edhe nëse jetojmë në rrugë”,-tha ai.

Fëmijët e tij të moshës 3 dhe 6-vjeç, i rrinë pranë. “Ishte e vështirë por tani mund të kemi një shtëpi. Unë kam nevojë për një shtëpi, por emri im ende nuk është në listë kështu që unë nuk e di”. Njerëzit që jetonin në Ramier Island janë kryesisht nga Shqipëria. Të vendosur në hotele apo në mjedise pritëse, situatat e tyre do të vlerësohen nga prefektura. “Shumica e tyre kanë bërë kërkesa për azil. Procedimet vazhdojnë”, bëhet e ditur nga prefektura.

“Vendosja e popullsive jashtë komunitetit është përgjegjësi e shtetit. Nga ana tjetër, ne marrim pjesë e integrimit të tyre”, tha Daniel Rougé, zëvendës kryetar i bashkisë për çështjet sociale. Kur të shpërngulurit janë nga Bashkimi Europian, si gjatë kohës së çmontimit të kampit në korrik 2017, ose nëse janë refugjatë, bashkia e qytetit kujdeset për strehimin e tyre.

Flash Lajme