Zv.kryeministri Erion Braçe tha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se precidenti i krijuar nga Presidenti i Shqipërisë është i pashembullt dhe shtoi se e drejta e qytetarëve për të zgjedhur nuk mund të shfuqizohet.

Braçe tha gjithashtu se pushtet pa zgjedhje nuk ka as nuk do të ketë, duke theksuar se e drejta për të zgjedhur nuk mund të shtyhet as nuk mund të shfuqizohet.

“Pushtet pa zgjedhje nuk ka as nuk do të ketë. E drejta për të zgjedhur nuk mund të shfuqizohet as të pezullohet. Krim më të madh Kushtetues dhe deformim më të rëndë të demokracisë nuk ka se ky dekret. Në 1996,  zgjedhjet janë shkatërruar, janë sulmuar, por e drejta e qytetarëve për të zgjedhur nuk është mohuar. Precedenti i rëndë i ndërmarrë nga Presidenti nuk duhet lejuar. PS hyri në zgjedhje pasi këta që e krijuan këtë precedent  vranë njerëz dhe vodhën zgjedhjet. PS hyri në zgjedhje pa patur askënd në KQZ, zero. Ndaj në 30 Qershor është një rrugë e nisur kushtetutshmërisht dhe ligjërisht pasi pushtet pa zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë më, dhe kjo do të marrë fund”, tha Braçe.

Flash Lajme