Deputeti Ralf Gjoni, në një fjalim të mbajtur në Kuvend e cilësoi Metën një “bishë politike”.

Duke iu drejtuar mazhorancës, që tanimë kërkon shkarkimin e presidentit pas shtyrjes së zgjedhjeve, Gjoni tha: “vetë e votuat, tani ta gëzoni!”.

Gjoni shtoi se Rama kërkoi që mazhoranca të votonte Metën si president në mënyrë që ta largonte nga politika.

“Kjo që po bëni ju është cirk, është show. Më vjen për të qeshur kur ju shoh juve që e votuat Metën për ta bërë president? A e votuat? Unë nuk e kam votuar. Ju e votuat, ta gëzoni, ta mbani. Jam i vetmi që e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë të zgjedhjes së presidentit. As ju nuk keni dashur por për arsye tjera, unë e dija që largimi i Metës nga LSI-ja ishte fillimi i fundit të asaj partie. Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit sepse donit ta hiqnit qafë nga politika. O Taulant çfarë kujtuat ju se Ilir Meta do ishte mbi palët politike ? Hajde mendje hajde! Ai është bishë politike, ku jeton dot ai pa politikë. Në këto kushte, më mirë të ishim monarki, princi dhe princesha janë shumë më dinjitozë, çe duam presidentin kur ju e emëroni me whatsapp dhe e shkarkoni me whatsapp? Ç’taksirat kanë shqiptarët të merren me tekat tuaja”, tha Gjoni.

Flash Lajme