Presidenti Ilir Meta vijon t’i qëndroj vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve dhe vendosjen e një date të re konsesuale për zhvillimin e tyre.

Pas takimit të tij ditën e djeshme me krerët e partive të kahut të djathtë, mësohet se sot presidenti Meta ka pritur edhe kreun e partisë ZGJIDHJA, z.

Koço Kokëdhima.

Pas vizitës nga e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, presidenti Meta priti në zyrë e tij, rreth orës 12.45, kreun e ZGJIDHJA-s. Kokëdhima e mbështeti vendimin presidentit për shtyrën e zgjedhjeve, pasi edhe ai vetë e propozoi këtë gjë në kongresin e I-rë të partisë ZGJIDHJA.

Kujtojmë se Meta më 8 qershor tha se shfuqizon 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve, duke shtyrë ato në një datë tjetër. Më 10 qershor, presidenti firmosi dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Nga dje ai ka nisur konsultimet me partitë opozitare për një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Flash Lajme