Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata pas përgjimeve të publikuara nga gjermania “BILD”  kanë dalë në një konferencë për shtyp.

“Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyra e vjedhjes së zgjedhjeve është masive dhe e shtrirë në kohë përgjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje.

Dosja 184 dhe 339 e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.

Përgjimet tregojnë se për mbajtjen e pushtetit janë përfshirë Rama dhe e gjithë partia socialiste, institucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët.

Çdo dëshmi e BILD shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, trafikantë droge dhe me grabitës. Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë”, u shpreh Bardhi.

Flash Lajme