Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se do të futet në burg në 30 qershor dhe nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.

Kapllanaj: Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën.

Kryebashkiaku i Mallakastrës, u shpreh se në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç.

Më tej ai siguroi se nuk do të ketë përplasje.

Kapllanaj: Ju mendoni se ne do të marrim gurë dhe do të qëllojmë njerëzit tanë? Absolutisht jo. Ne do të pamundësojmë votimet në Mallakastër. Të gjitha qendrat e votimeve janë pronë e Bashkisë do të jenë kyçur. Nuk do të ketë asnjë qendër hapur. Do të zbatojmë dekretin e Presidentit.

Flash Lajme