Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka pirë kafen e mëngjesit me gazetarët që morën pjesë në konferencën e sotme për shtyp.

Meta i ka ftuar gazetarët në oborrin e Presidencës për të konsumuar kafen e mëngjesit.

Siç duket nga fotot Meta është zhveshur nga “kostumi” zyrtar.

Pak më parë ai u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të lejuar zgjedhjet e 30 qershorit është nul dhe se shqyrtimin e dekretit të tij e ka në dorë vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila në Shqipëri është jashtë funksionit.

Flash Lajme