Mëngjesin e sotëm Ilir Meta gjatë një konference për shtyp u shpreh se në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për zgjedhjet është Presidenti.

Por ndër të tjera ai “thumboi” kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se shqiptarët duhet të dëgjojnë Presidentin pasi ai është esëll gjithë ditën.

“Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtareve dhe fshihen në emër të tyre. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë e kuptojnë që pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur, të kuptojnë edhe një gjë që nuk ua thonë dot ambasadorët se ndoshta nuk i lënë t’ua thonë, ua them unë, ua kam thënë edhe atyre edhe palëve, pa zgjedhje, jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe me standardet më të mira, nuk ka e nuk do të ketë çelje të negociatave.

Më besoni mua, unë jam esëll gjithë ditës, jo më tani në mëngjes”, tha Meta.

Flash Lajme