Ish-drejtori i Emergjencave Civile të Ramës, Shemsi Premçi ka bërë një deklaratë të fortë sot nga studio e Faxnews, kur është pyetur për përdorimin e Policisë së Shtetit për zgjedhjet lokale.

‘Duke u mbështetur në legjislacion, Policia e Shtetit e ka për detyrë të merret me objektet fizike të KQZ, apo dhe KZAZ. Por në kushtet pas një dekreti të Presidentit ata duhet ti binden dekretit. Policia po keqpërdoret politikisht, duke kryer kështu urdhra partie. Policia nuk ka kapacitete, duke patur parasysh opozitën, situatën por edhe numrin e lartë të qendrave të votimit mund të themi se policia do ta vuaj të gjithë situatën. Ajo do të jetë e pamundur për të menaxhuar situatën, apo dhe të zbatojë të gjithë urdhrat politik.

Unë nuk mendoj se opozita do të marrë masa për të prishur procesin e zgjedhjeve sepse kanë ditur mjaft mirë se si të jenë të kufizuar. Kujtojmë këtu protestën e fundit të opozitës. Policia po keqpërdoret, mbi 2000 policë angazhohen për të shoqëruar kryeministrin.

Ne e dimë se sa policë kanë kapacitetet, dhe maksimumi janë rreth 7000 policë të cilët mund të angazhohen.

Premçi ka folur dhe për shoqërimet që i janë bërë kryeministrit në qytete të ndryshme gjatë fushatës elektorale.

“Kur pash turpin në Përmet dhe Lushnje apo dhe qytete të tjera tregon se kryeministri e ka humbur popullin. Ai po keqpërdor policinë më shumë se kurrë. Tani nuk dëgjohet më asnjë zë, vetëm zëri i kryeministrit. Unë të garantoj që sot 3 nga personat të kapur në përgjimet e ‘Bild’ janë shefa komisariati. Megjithatë ata nuk kanë faj se janë keqpërdorur nga ministrat dhe politika. Unë e kam kundërshtuar dhe denoncuar ministrin në urdhrin e dhënë. Kolegët e mi të mos përdoren për të blerë dhe shitur vota.

Ndërkohë i pyetur nëse mungesa e policisë në procesin zgjedhor do të sillte një vëllavrasje, Premçi u shpreh:

‘Unë shpresoj për një tërheqje të mundshme. Mua me socialistët nuk më lidh asgjë, ata janë të pabesë dhe janë shumë kriminal, bastard, burracak. Ka dhe të ndershëm por megjithatë jo në Rilindje. Unë jam i shqetësuar se kemi më shumë se 30 vite që nuk e prekim demokracinë. Nuk e meritojnë policët e thjesht të përplasen në bandat kriminale për partinë.

Kolegët e mi që kanë uniform me shumicë gjatë protestës më kanë thënë: Kur do e digjni mo burra se na doli shpirti?

Ndërkohë që jashtë vëmendjes nuk ka mbetur dhe përgjimet ku Premçi ka treguar disa detaje të reja të cilat priten të dalin në përgjjimet ende të papublikuara nga Bild.

“Opozita nuk bie pre e komunikimeve të dyjëzuara. Sot është moment historik por dhe i duhur që të paktën tani të mos zbatojnë urdhrat e Sandër Lleshit.

E fitoj një gjyq Rama me Beçhettin tani do e fitoj dhe me me Bild ka për ta fituar gjyqin.

Në përgjime dua tju them se ka shumë njerëz të implikuar. Ato nuk filluan për votat por për kultivimin e lëndëve narkotike. Në Maqellarë të Dibrës është bërë kërdia, por jo vetëm.

Do e dëgjoni në përgjime se po të siguroje 500 vota kishte të drejte të mbillje 5000 rrënjë të bimëve narkotike. Kjo skemë ka nisur që në mars të 2016. Është shumë e turpshme që PS e vazhdon punën vetëm me sulme ndaj opozitës apo dhe kandidatëve të saj.”, tha Premçi.

Flash Lajme