Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” u zhvillua një debat mes deputetit Lefter Maliqi dhe aktorit të njohur Laert Vasilit.

Maliqi tha se përgjimet tregojnë se kjo qeveri është e lidhur me banditë dhe kriminelë, ndërsa Vasili u shpreh se shqiptarët duhet të votojnë më datë 30 qershor.

Debati i zhvilluar mes Maliqit dhe Vasilit:

Maliqi: Të pëlqyen përgjimet?

Vasili: Kolegji Zgjedhor votoi 5:0. Populli shqiptar më datë 30 duhet të votojë.

Maliqi: Ky parlament ka lidhje me bandat dhe ju thoni tmerr.

Vasili: Parlamenti ka qenë dkur shembull, e keni kthyer në lemeri.

Maliqi: Po unë e njoh mirë situatën në Kuvend, është tmerr e lemeri. Rama do bëhet diktator, do fitojë gjithçka. Këtë do?

Vasili: Deputetët opozitarë morën një urdhër totalitar që të ikin nga vendi i punës. Në momentin që ti tradhton popullin, nuk ke pse thua që 1997 ishte lule e të tjerë. Në politikën shqiptare duhet të kthehet etika, duhet të mos ketë fjalor me kërcënime me burg, të mos ketë fjalime si të kohës së xhaxhit Enver. Populli shqiptar e di shumë mirë që në fillim të 90 sesi njerëzit terrorizonin popullin e Tiranës. Nuk ka më populli shqiptar që të dëgjojë për tmerre e lemeri, por tka nevojë për paqe.

Flash Lajme