Artisti Bujar Kapexhiu në një intervistë në “Ora News”, e ka cilësuar procesin e 30 qershorit si një zhvillim alarmant për vendin.
“Në të vërtetë janë votime nuk janë zgjedhje.

Votojnë PS me të vetët, ndoshta për të parë se sa kontigjentë ka, sepse për të zgjedhur aty nuk kanë çfarë të zgjedhin. Kanë vënë nga një person në çdo fletë. Ata që do shkojnë nuk do të zgjedhin, por të imponuar do të vendosin votën për atë njeri. Ne jemi në gjendje alarmante, jemi në krizë. Jemi në një kohë që kurrë nuk ka qenë ndonjëherë kështu. Si mund të shkohet të votosh me polici e ushtri? Kur shumica janë që nuk do të votojnë. Jam i sigurtë për këtë. Ata që janë kandidatë çfarë kënaqësie do të ndjejnë ata që nuk do të zgjidhen, por janë të detyruar”,- tha Kapexhiu.

Flash Lajme