Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar sot në Tiranë ndërsa ka deklaruar se opozita duhet të ishte pjesëmarrje në zgjedhje dhe të mos kishte vetëm 1 ose 2 kandidatë në fletat e votimit por sipas tij:

Sot nuk është dita që ta analizojmë këtë çështje, sepse gjatë gjithë kësaj kohe është diskutuar. Sot është dita që të bëjmë për apel qetësi. Pjesëmarrja është e lirë kush dëshiron të vijë të votojë.

Duhet respektuar dhe ai që voton, kemi vendosmëri që të vijojmë reformat dhe të shpresojmë se në bazë të kësaj maturie dhe vendosmërie në tetor të marrim çeljen e negociatave.
Shpresojmë që klasa politike qysh ditën e hënë dhe ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje të bëjnë analizën por dhe maxhoranca gjithashtu.

Pyetjes së gazetarëve se a po instalohet diktatura në Shqipëri me votime monopartiake, Ruçi ka deklaruar se:

Nuk ka burrë nëne që instalon diktaturën në vend“.

Flash Lajme