Mëngjesin e sotëm, ashtu siç është raportuar që në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë, prej orës 07:00, deri në orën 19:00 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 61 Kryetarët e Bashkive.

Gjithashtu, kujtojmë që zgjedhjet lokale po monitorohen nga 150 vëzhguese të OSBE/ODIHR si edhe nga misionet e ambasadave të huaja në vendin tonë.

Ndërsa në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, Policia e Shtetit ka angazhuar 7779 efektivë, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Ndërkohë KQZ ka publikuar edhe modelin e fletëve të votimit, për kryetar bashkie dhe anëtar të Këshillave Bashkiakë.

Flash Lajme