Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe trafik droge.  Uniformat blu arrestuan shtetasin me iniciale F.I., banues në Nikollarë.

Ai dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij katër vite më parë po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.I., 41 vjeç, banues në Nikollarë, Skrapar.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme