Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, bëri të ditur të gjitha proceset që do të ndiqen për pranimin e aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit. Kuko deklaroi se do të shqyrtohen të gjitha dosjet e kandidatëve, për të parë nëse ata i përmbushin kriteret bazë.

”Pas aplikimit do ketë shqyrtim të dosjeve, për të parë nëse aplikantët përmbushin kriteret bazë. Pastaj është testi me shkrim, ku pyetjet do bëhen me praninë e ndërkombëtarëve, një intervistë me të gjithë kandidatët dhe një filtër psikologjik të kandidatëve dhe në fund është testi fizik”,-nënvizoi Kuko. Për testin fizik kriter është gjatësia, te meshkujt 1.75 m e lart dhe për vajzat 1.65m.

Flash Lajme