Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar.

Në përfundim të mbledhjes, Basha është shprehur para gazetarëve se vendi po kalon momente dramatike ndërsa veçoi ekonominë, si dramën më të madhe të shqiptarëve.

Basha theksoi se 305 e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot shpenzimet mujore.

“Vendi po kalon momente dramatike. Drama më e madhe është ekonomia. Njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës, 30% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet mujore, energjia jonë drejt dhënies formë të ndryshmit që pret çdo shqiptar. Ekonomia e vendit do të ndryshojë përmes një transformimi të thellë.

Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur, dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët. Janë qytetarët që do të vendosin, dhe sa na atakon ne këto muaj i japim formë programit tonë për ndryshimin rrënjësor të ekonomisë. Prioritet absolut dhënia fund e korrupsionit, siç u theksua edhe në raportin e DASH.  Kjo është arsyeja që Ramës iu mbyll çdo derë. Si mund të besohet një njeri që doli hajdut i zgjedhjeve. Prioritet kryesor mbetet ndryshimi i kësaj qeveria me zgjedhje me standarde e votë të lirë.

Fokusi ynë, te prioritetet e njerëzve, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur do të vijojë me kurorëzimin e saj me fitoren e çdo qytetari. Do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen, votën, për një qeveri që punon për të mirën e tyre.” -përfundoi Basha.

Flash Lajme