Policia rrugore italiane e provincës së Barit ka vënë në pranga një shqiptar banues prej vitesh në Itali.

Në bagazhin e automjetit të tij tip Renault Laguna janë gjetur 54 kg marijuanë e konfeksionuar në 26 pako transparente e të fshehur në pjesën fundore të bagazhit të autoveturës.

Ka qenë sjellja nervoze e shqiptarit që ka shtyrë patrullën e policisë rrugore të kryejnë një kontroll më të detajuar të automjetit.

Falë nuhatjes së qenit Amira u zbulua e fshehur sasia e konsiderueshme e drogës.

Ndaj shqiptarit është lëshuar urdhri i ndalimit me burg e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Flash Lajme