I ftuar në emisionin Top Talk, Ahmet Gjanaj, deputeti shqiptar i Parlamentit të Belgjikës këshilloi që kriza politike mes maxhorancës dhe opozitës të zgjidhet në tryezë. Sipas tij, palët duhet të ulen për kompromis dhe të japin një pjesë të pushtetit.

“Opozita në 2017 doli në nën çadër dhe arrit situata deri në atë pikë që ndërhyn ndërkombëtarët dhe kjo nuk i shërben një demokracie të shëndoshë dhe në fund pamë një marrëveshje mes kreut të maxhorancës dhe opozitës pa asnjë transparencë. Akoma nuk e dimë se çfarë është vendosur në atë takim dhe përsëri kemi një krizë të njëjtë, ose më të acaruar. Ky sistem ka treguar limitin e vet dhe tani duhet të kalohet në një tjetër etapë. Belgjika do e kishte zgjedhur këtë problem në një tavolinë me kompromis dhe kjo duhet të kishte ndodhur edhe në Shqipëri, pavarësisht se situata është shumë e acaruar. Duhet një kompromis kur palët të bashkohen në një tavolinë, të flasin dhe të japin nga një pjesë të pushtetit. Kemi afatin e tetorit kur ne kemi nevojë që të jemi sa më shumë unik që të çelim negociatat”, tha deputeti Gjanaj.

Flash Lajme