Zbatimi i ligjit të zejeve të miratuar në parlament në vitin 2016 me synim ruajtjen dhe zhvillimin e artizanatit parashikon që tregtarët në zonat me fluks turistik duhet të prodhojnë produkte “Made in Albania”.

Nga Kruja ministri i Turizmit, Blendi Klosi njoftoi ngritjen e një task force që të monitorojë zbatimin e ligjit.

Klosi: Task Forca e ngritur sot në Krujë kërkon që në zonat turistike, në zonat ku ka prezencë të rritur të turistëve, do duhet të tregtojmë prodhime vendase, për të rritur në mënyrë të ndjeshme biznesin e këtij komuniteti, për t’I krijuar atij mundësinë që jo vetëm të punësojnë familjarët , por të krijojnë një gjeneratë tjetër të zejtarëve që po zhduken ne vendin tonë, të krijojnë mundësinë e krijimit të sistemit dual që ne e kemi tashmë në të gjitha shkollat tona të formimit profesional e qendrat e kualifikimit profesional.

Punimet artizanale sipas Klosit janë një ofertë e shtuar e paketës turistike.

Klosi: Të gjithë këta që vizitojnë Shqipërinë duan të kenë edhe një kujtim të bukur nga Shqipëria.

Edhe këtë vit të rinjtë e projektit “Smile Albania” do të jenë në të gjitha zonat turistike për të informuar turistët e huaj se ku mund të gjejnë prodhime shqiptare, bujtina të agroturizmit, zonat historike dhe ato muzeale.

Flash Lajme