Detaje tronditëse raportohen për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë. Mësohet se një 57-vjeçar i identifikuar si Agim Muça mbeti i vdekur, ndërsa i plagosur mbeti djali i tij R.

Muça.

Sakaq, duke iu referuar raportimeve të deritanishme, mësohet se 57-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shumë shpejtësi, pasi ishte në ndjekje të hajdutëve që i kishin vjedhur lopën.

Për pasojë ai ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sakaq, djali i viktimës është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur ka rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Flash Lajme