Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.

Mësohet se takimi zgjati rreth 40 minuta, dhe fill pas tij kryedemokrati Basha pritet të zhvillojë edhe një takim me aleatët.

Pikërisht kriza e thellë politike mësohet të ketë qenë tema kryesore e diskutimit mes Bashës dhe Metës.

Takimi mes kreut të opozitës dhe kreut të shtetit vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga një krizë e rëndë politike dhe institucionale.

Presidenti Ilir Meta vendosi të mos i njihte votimet e 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve. 

Nga tjetër, opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.

Flash Lajme