Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë sot dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Dorëhqeja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vedim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.

“Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem nga Gjykata Speciale. Kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe ndaj kam marrë këtë vendim”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë në largim tha se do të garojë sërish në zgjedhjet e parakohshme pasi nuk është i dyshuar.

“Me këtë dorëheqje qeveria i kryen detyrat e veta deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Unë i ofrohem popullit sërish për të marrë besimin, pasi nuk jam i dyshuar”, shtoi ai.

Flash Lajme