Dy aksidente të ndryshme me motoçikleta kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë, ku si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve, të dy këto shtetas të huaj.

Deri më tani bëhet e ditur se dy shtetasit e huaj të ardhur për pushime në Sarandë janë aksidentuar duke drejtuar mjetet motorë.

Të plagosur kanë mbetur një shtetas italian i moshës 33 vjeç dhe një suedez 24 vjeç.

Shtetasi italian, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka pësuar fraktuara të shumta, njësoj edhe 24-vjeçari suedez.

Të dy shtetasit e huaj janë nisur për një ndihme më të specializuar në drejtim të Tiranës.

Theksohet fakti se aksidentet kanë ndodhur në orë të ndryshme dhe nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Flash Lajme