Marrëveshja për njohjen e leje drejtimit të dala pas janarit 2017, hyn në fuqi më 8 shtator. Shkurtohen procedurat për tërheqjen e kartonit në DPSHTRR. Mund të tërhiqet 30 minuta pas marrjes së provimit

Italia do të njohë që nga data 8 shtator, lejet e drejtimit shqiptare të lëshuara nga 24 janari 2017 më tej. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi dje se “për të gjithë bashkëkombësit në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet për konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive!”

Marrëveshja me Italinë

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton për të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali, mbajtës të modelit të ri të “Leje Drejtimit” (i lëshuar nga 24.01.2017). Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se ky model ‘Leje Drejtimi’ do të njihet per konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive. Edhe Athina njeh patentat shqiptare. Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve gjë e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. Sipas marrëveshjes, tashmë të botuar në Fletoren Zyrtare parashikohet që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e asaj greke e cila ka dhe një kosto financiare që shkon nga 700 deri në 1000 euro. Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare. Marrëveshja, tashmë në fuqi, u nënshkrua në maj të këtij viti mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.

Patenta

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor pak kohë më parë ka njoftuar se kartonët, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen fill pas gjysmë ore, dhe jo më të prisnin periudhën  15 ditore në pritje të kartonit. Duke nisur që nga 15 gushti, pritja do të reduktohet në vetëm 30 minuta, pa shuar entuziazmin e marrjes së provimit.  Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen fill pas gjysëm ore. Kjo risi do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera. DPSHTRR njofton se kjo procedurë e reduktuar 720 herë në kohë, nuk do të ketë tarifë ekstra.  Me rregulloren në fuqi, për lejedrejtimin e autoveturave (kategoria B), testi teorik përbëhet nga 40 pyetje të pavarura, dy pyetje për çdo temë të rëndësishme dhe një pyetje për çdo temë tjetër, që bien në mënyrë rastësore. Koha që propozon udhëzimi është 40 minuta, ndërkohë që kandidatët, të cilët do të futen për të dhënë testimin e informatizuar, nuk duhet të bëjnë më shumë se 4 gabime. Ndërkohë për kategorinë e patentave AM, testi do të ketë 30 pyetje dhe kandidatët nuk duhet të kalojnë 3 gabime. Kjo metodë është kërkuar edhe për mjetet e tjera, ku gabimet do të llogariten në raportin 1 me 10. Por, në rast se kandidatët nuk ia dalin ta marrin provimin as herën e pestë, nëse do të kërkojnë medoemos patentë, duhet të regjistrohen sërish nga e para. Përpos rregullave që vendosen, lidhur me kualifikimin e inspektorëve, kushtet për ambientet ku zhvillohen kurset, ministria kërkon që pagesat për regjistrimin e teorisë dhe praktikës të kryhen të plota para se kandidatët të nisin kursin.

Regjistrimi

Mosha minimale për të fituar patentën do të mbetet e pandryshuar. Ajo propozohet të jetë sërish 16 vjeç për ciklomotorët e mjetet me 3 rrota dhe 18 për autoveturat. Kjo do të jetë praktikisht koha fillestare për regjistrimin, ndërkohë që nga momenti që kandidatët marrin lejedrejtimi, për të kaluar te një kategori e sipërme patente, duhet të presin nga 1 deri në 3 vjet sipas lejeve që do të kërkojnë të marrin. Ndërkohë, për t’u regjistruar, përpos kriterit të moshës, duhet të mos kenë një vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim regjistrimi me lejedrejtimi, të mos jenë duke kryer kurs teorik a praktik për kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A dhe të kenë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve,si dhe të mos kenë lejedrejtimi të hequr.

Flash Lajme