Insekticidi “Sunfire”, është i ndaluar të përdoret në Europë dhe Amerikë, pavarësisht kësaj, ky ilaç vdekjeprurës e gjen rrugën për të ardhur tek farmacitë bujqësore të vendit. Ndërkohë që kontrollet e AKU janë përqendruar tek ushqimet e ambalazhuara, kontrabanda e pesticideve po helmon në masë konsumatorin shqiptar.

Për këtë arsye inspektorët e këtij institucioni duhet të kenë nën vëzhgim edhe farmacitë bujqësore dhe ato veterinare.

Sipas mjekëve, helmi “Sunfire” është aq i rrezikshëm sa mund të marrë jetë njerëzish.

“Nga organizata botërore e shëndetit klasifikohet me një helmueshmëri të nivelit të dytë. Këtu ka të bëjë shumë koha e ekspozimit dhe sasia që merret nga ky lloj helmi. Është toksik, veprimi i tij është në ATP, pra aty ku qeliza merr energjinë, duke bllokuar ATP-në qeliza vdes dhe kështu mund të bëhet shkak i një helmi me pasojë vdekje”, thotë Alert Drishti, toksikolog në QSUT.

Top Channel prej një viti ka trasmetuar kronika të vazhdueshme mbi sigurinë ushqimore, shumë herë duke treguar edhe shkelësit e ligjit, pavarësisht kësaj faji vazhdon të mbëse jetim. Për pasojë faturat mjekësore rëndojnë shumë në xhepin e shqiptarëve.

Flash Lajme