Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që planifikuan dhe tani po qëndrojnë në këtë zonë bregdetare. Pritshmëritë e tyre janë përmbushur dhe sigurisht këtë e tregon edhe fluksi i lartë i pushuesve gjate kësaj periudhe.

Krahas një ambienti shumë të përshtatshëm për ta dhe pastërtisë, mikpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve, kryesisht atyre që vine nga Kosova.

Vapa e këtyre ditëve ka dërguar drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë. Ky fluks vazhdon të jete i lartë dhe pushuesit nga Kosova vazhdojnë ta konsiderojnë Shëngjinin si zgjedhjen e tyre të parë edhe këtë sezon veror.

Sërish Rana e Hedhun është në top listën e pushuesve, e kjo bën që zona të ketë rritje shumë të madhe të pushuesve duke krijuar edhe trafik për shkak se infrastruktura rrugore nuk e përballon fluksin e lartë të mjeteve që i drejtohen këtij plazhi të kërkuar.

Flash Lajme