Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë”, ku automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L.

, 60 vjeç, i cili ishte pasagjes.

Mësohet se 60-vjeçari i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë në spital.

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme