Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku mësohet se në autobus kishte edhe 30 pasagjerë.

Mësohet se një person ka mbetur i lënduar, jo për shkak të flakëve, por pasi po tentonte që të largohej me shpejtësi.

Autostrada është bllokuar në njërin prej akseve.

Shkak mendohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferit, i cili është shoqëruar në polici.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve.

Flash Lajme