Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Lorenc Veliaj, i arrestuar pas vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj, në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”.

Veliaj u arrestua pas vrasjes së të riut me plumb në kokë nga dy vëllezërit, djem të vilës 3-katëshe, në të cilën viktima po punonte për kondicionim.

Vrasja e Indrit Çelajt

Indrit Çelaj u godit me plumb në kokë në vilën ku kishte shkuar për të instaluar kondicionerin, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Fillimisht, ditën e krimit, polici dyshoi se pas një konflikti të çastit kishte qenë Lorenci që kishte qëlluar me plumb në kokë Indritin dhe pas krimit ishte largua nga vila.

Më pas u mësua se ai ishte ndaluar në orët e vona të mbrëmjes së 22 gushtit. Ishte pikërisht dëshmia e tij që nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Duket se  Veliaj ka rrëfyer se gjithë skemën e krimit, sherrin që kishte nisur rrjedhjen e ujit të kondicionerit mes Indritit dhe dy djemve Kusi dhe që kishte përfunduar me goditjen në plumb në kokë të të riut”

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes”  deklaronte policia më 23 gusht

Në lidhje me vrasjen e Indrit Celës, janë arrestuar 4 persona mes tyre pronari i vilës, Besnik Kusi ndërsa janë shpallur në kërkim 2 djemtë e tij, vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Flash Lajme